Artisti me famë botërore, Elton John, ka ndarë detaje për një problem shëndetësor që e ka lënë pjesërisht të verbër.
Muzikanti 77-vjeçar humbi shikimin në syrin e tij të djathtë për shkak të një infeksioni të rëndë gjatë verës, duke e ndikuar ndjeshëm jetën dhe punën e tij.
Në një intervistë për “Good Morning America”, këngëtari i famshëm zbuloi se ka kaluar katër muaj pa mundur të shohë dhe se syri i tij nuk është në gjendjen më të mirë.
Infeksioni ka vënë në dyshim edhe të ardhmen e projekteve të tij muzikore, pasi Elton John ka qenë i paaftë të lexojë ose të shikojë televizor.
Në shtator, muzikanti rrëfeu për herë të parë luftën e tij me këtë problem shëndetësor, duke e përshkruar si një proces të ngadaltë shërimi.
Megjithatë, 77-vjeçari ka mbetur optimist dhe i fokusuar në projekte të tjera, si promovimi i dokumentarit të tij të ardhshëm.