Showbiz

Çfarë po luhet në BBV3? Ilnisa e thotë prapë që nuk ka qenë në shtëpi

Shkruar nga Liberale
Çfarë po luhet në BBV3? Ilnisa e thotë prapë që

Të shtunën e kaluar qarkulloi një video e Ilnisës, e cila u bë virale në rrjet, teksa ajo i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.

Video hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë.

Mesa duket kjo nuk qenka hera e vetme që ka ndodhur kjo gjë. Ilnisa e ka theksuar edhe më shumë, këtë herë gjatë një bisede me Romeon, ku i tregon se nuk e ka dëgjuar debatin Rike-Meriton e më pas Meriton-Fation, pasi ishte në një takim.

"Nuk kam qenë fare prezente, kam qenë në një takim. S’isha dje fare, hape shikoje, pyet Vëllain e Madh". – dëgjohet ajo duke i thënë Heidit dhe Romeos.

Kjo deklaratë e përsëritur e saj ka hedhur hije të forta dyshimi rreth transparencës së programit, që supozohet se është i survejuar dhe transmetohet në kohë reale çdo veprim i banorëve nga kamerat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH