Showbiz

Çfarë ndodhi? Mbërrin sërish zarfi i kuq në shtëpinë e "BBV3"

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi? Mbërrin sërish zarfi i kuq në

Jemi në javën e dytë të një prej programeve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother Vip 3” dhe pavarësisht se është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë, banorët e shtëpisë më të famshme në vend, kanë krijuar shumë zhurmë në media.

Mbrëmjen e së shtunës, përmes një zarfi të kuq, drejtuesi i programit, Ledion Liço, ka lexuar vendimin e marrë në lidhje me situatën Roza-Meri, ku kjo e fundit ka goditur Rozën në fytyrë gjatë një bisede.

Në lidhje me këtë situatë, Vëllai i Madh ka vendosur që Meri të shkojë automatikisht në nominim.

Ndërkohë ditën e sotme, një tjetër zarf i kuq ka mbërritur në shtëpi, i cili është lexuar nga Romeo.

“Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e Vëllait të Madh si përshpëritja, mbajtja e syzeve, dialogu në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambjenteve të shtëpisë, personifikimi i Vëllait të Madh. Në mënyrë që rregullat në shtëpi të respektohen dhe mbi të gjitha që publiku të respektohet, Vëllai i Madh është i detyruar të marrë masa prandaj nga ky moment të gjithë duhet të filloni të bëni gati valixhet. Vendimin do ta mësoni nesër”, shkruhet në zarf.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH