Edona James, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka përjetuar një situatë ankthi pasi ka marrë kërcënime për jetën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të një komenti kërcënues që e ka shqetësuar së tepërmi.
Në komentin e postuar, personi në fjalë e kërcënon Edonën me privim nga jeta, duke krijuar një atmosferë frike dhe pasigurie për të.
Edona nuk ka hezituar të publikojë emrin dhe profilin e llogarisë së TikTok-ut të personit që ka bërë kërcënimin.