Showbiz

"Familja më dinin të vdekur", LEDJONA rrëqeth me rrëfimin: Ish-bashkëshorti im iu tha prindërve se kisha ndërruar jetë në aksident...

Shkruar nga Liberale

"Familja më dinin të vdekur", LEDJONA rrëqeth me

Gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj, ish-konkurrente e “BBV3”, ka folur për shumë gjëra, që nga pjesëmarrja e saj në ‘BBV3’ deri tek jeta e saj personale.

Teksa ishte e ftuar në “S’e luan topi” në Top Channel, ajo ka rrëfyer një histori të patreguar më parë, për një ngjarje të ndodhur vite më parë, ku humbi jetën mikesha e saj.

Kujtojmë se një aksident i ndodhur kohë më parë, i mori jetën koleges së saj gazetare, por për shkak të disa informacioneve të gabuara, prindërit e Ledjonës kujtonin se "viktimë" ishte pikërisht vajza e tyre.

“Ndodhi aksidenti ku Enkelejda ndërroi jetë, po ne kemi qenë nja 200 metra larg tyre.

Ish-bashkëshorti im në atë kohë për shkak të një informacioni të pasaktë, njoftoi familjen time se kisha ndërruar jetë, dhe për disa orë ata më dinin të vdekur,” tregoi Ledjona mes lotësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH