Showbiz

Eurovision 2024, Shqipëria do të performojë e 6-ta në natën e dytë gjysmëfinale

Shkruar nga Liberale
Eurovision 2024, Shqipëria do të performojë e 6-ta në

Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 që do të zhvillohet në Malmo të Suedisë. Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë i 6-ti në radhë, të enjten e 9 majit 2024, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024, me këngën “Zemrën n'dorë”.

Ajo ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion-it.

Në natën e parë më 7 maj do të performojnë: Ukraina , Qipro , Polonia , Serbia ,Lituania, Kroacia, Irlanda ,Sllovenia, Islanda, Finlanda, Portugalia , Luksemburgu, Australi , Azerbajxhani , Moldavia .

Në natën e dytë më 9 maj do të performojnë: Austria, Malta, Zvicra, Greqia, Republika Ceke, Shqipëria, Danimarka, Armenia, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Holanda, Norvegjia, Letonia, San Marino, Belgjika.

Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do tu bashkohen 5 shteteve të përhershme finalist që janë: Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania, si dhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH