Showbiz

Erjola Doçi në një lidhje? Ish-banorja e "BBV" e pranon hapur: Dua të kem dy binjakë...

Shkruar nga Liberale

Erjola Doçi në një lidhje? Ish-banorja e "BBV" e

Moderatorja Erjola Doçi, ka zbuluar së fundmi se nuk është më beqare, por ka nisur një njohje të re dashurie me një akademik.

Në një intervistë, ish-banorja e BBV tha se kohët e fundit ka një tërheqje ndaj njerëzve të mençur dhe se i duken njerëz që mund të kesh diçka serioze.

“Jam në një erë njohje, po vetëm kaq, preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo në Wake-up.

E pyetur se kur e mendon moshën ideale për të patur fëmijë, Erjola është shprehur se do donte dy binjak brenda të 30-ave, duke qenë se në këtë kohë që flasim është 27 vjeçe.

“Unë jam 27 momentalisht dhe besoj se brenda të 30 do i doja 2 binjakë, vdes për binjakë, duke qenë se i kam pasur brenda familjes pres ti kem edhe vetë,” ka thënë ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH