Showbiz

Erion Isai pranon DIVORCIN: Po, martesa ime prej dy vitesh ka përfunduar. Keqardhje nga gjykata...

Shkruar nga Liberale

Erion Isai pranon DIVORCIN: Po, martesa ime prej dy vitesh ka përfunduar.

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, ka folur për herë të parë rreth divorcit, ku edhe ka shprehur zhgënjim nga gjykata që ka publikuar vendimin.  Në reagimin e tij, Isai thotë se do të jetë një baba, kryebashkiak dhe artist i përkushtuar.

Erion Isai pranon DIVORCIN: Po, martesa ime prej dy vitesh ka përfunduar.

Postimi i Erion Isait:

Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!

Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!

Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!

Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!

Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo!

Uroj që çdo ditë tja dal!

Përqafime e bekime!

Erion Isai pranon DIVORCIN: Po, martesa ime prej dy vitesh ka përfunduar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH