Showbiz

Emergjencë familjare! Çfarë po ndodh në ‘Big Brother Vip 4’ ? Banori largohet papritur nga gara

Shkruar nga Liberale

Emergjencë familjare! Çfarë po ndodh në ‘Big Brother


Mbrëmjen e sotme banori i Big Brother Vip 4, Igli Diazi, është larguar papritur nga gara.

Ai ka vendosur të lërë shtëpinë vip për shkak të një emergjence familjare.

“Banorë, për shkak të një emergjence familjare, Igli është detyruar të lërë menjëherë shtëpinë, duke e ndërprerë përfundimisht pjesëmarrjen në Big Brother. U uron të gjithëve suksese në këtë aventurë”, thuhej në zarfin që u lexua në shtëpi nga Valbona.

Kujtojmë se Igli kishte vetëm disa ditë që ishte bërë pjesë e formatit, ai hyri në të njëjtën ditë së bashku me Gert Ferrën dhe Gjestin.

Emergjencë familjare! Çfarë po ndodh në ‘Big Brother

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH