Modeli Elton Ilirjani ka folur në një intervistë me Blendi Fevziun disa të pathëna nga jeta e tij. Mes të tjerave gazetari i njohur e pyeti se përse erdhi me shoqërues në studio ai u përgjigj se ndihet i pasigurtë në Tiranë.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Pashë kur mbërrite erdhe me shoqërues, me truproja. Pse?
Elton Ilirjani: Sepse Shqipëria është vend i pasigurt për mua.
Blendi Fevziu: Pse?
Elton Ilirjani: Sepse nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë.
Blendi Fevziu: Çfarë reagimi do kishte?
Elton Ilirjani: Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar…
Blendi Fevziu: Unë mendoj që ofendime mund të kesh marrë sa të duash në jetë, siç mund të kesh marrë edhe mbështetje?
Elton Ilirjani: Po, por edhe nuk dua t’i dëgjoj më.
Blendi Fevziu: Pse?
Elton Ilirjani: Kam zgjedhur mos t’i dëgjoj më sepse jam 44 vjeç dhe nuk dua, nuk dëshiroj dhe nuk i meritoj ato fjalë.
Blendi Fevziu: Po nëpër komente nëpër Instagram ka shumë që të shajnë?
Elton Ilirjani: Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im.
Blendi Fevziu: Po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?
Elton Ilirjani: Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjeshtë. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjesht. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje.