Showbiz

Elsa Lila rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj: Ma morën vajzën teksa flinte

Shkruar nga Liberale
Elsa Lila rrëfen momentet më të vështira të jetës

Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në Ferma Vip një ndër momentet më të vështira të jetës së saj, pikërisht kur u burgos në Itali.

Historia e saj në atë kohë bëri bujë në shumë media, por asnjë nuk e dinte plotësisht të vërtetën.

Këngëtarja tregoi se ngjarja kishte ndodhur në orën 5 të mëngjesit dhe me të kishte qenë prezente edhe vajza e saj.

“Kjo gjë më ndodhi krejt papritur, po flija gjumë në shtëpinë time, ishte ora 5 e mëngjesit, më ra dera edhe u paraqitën Forcat e Rendit, rreth shtatë, për të më arrestuar.

Duke mos pasur lidhje me ambiente kriminale ti fle i qetë edhe kjo gjë që ndodh papritur… Ndjenjë absurdi, përzier me shokimin, me mosbesimin, të shohësh jetën tënde të përmbyset për 5 minuta, të shohësh fëmijën tënd që ta marrin duke qenë mirë e bukur duke fjetur me të, thjesht ta marrin sikur është asgjë”, tregoi Elsa teksa mes lotësh shtoi se e ka përjetuar keq shkrimet në mediat online, për arsyen kryesore se mos do i lexonte e bija.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH