Showbiz

ELSA e "pallatit 176'", Eva Alikaj feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush aktorja e njohur shqiptare

Shkruar nga Liberale

ELSA e "pallatit 176'", Eva Alikaj feston sot ditëlindjen,

Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Eva Alikaj ka sot ditëlindjen dhe bën 63-vjeç.

Roli i jetës së saj me të cilën shqiptarët do ta identifikojnë gjithmonë është pikërisht "Elsa", te “Pallati 176”, komedi e cila vazhdon të ngelet në memorien e publikut  shqiptar. 

Alikaj ka dhënë shumë nga vetja për kinematografinë shqiptare ndër vite.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç fitoi Kupën si “Aktorja më e mirë” e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, për rolin e Verës në filmin “Njeriu i mirë”. Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

ELSA e "pallatit 176'", Eva Alikaj feston sot ditëlindjen,

Më 1986 ajo luan rolin e Elsës në komedinë “Pallati 176”, një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësuar me çmime në gjithë vitet ’80.

Në 2007 u kthye përkohësisht Tiranë për një muzikal. Që nga viti 2009, ajo është kthyer më shpesh në Tiranë dhe me role të mëdha në Teatrin Kombëtar, siç ka qenë edhe roli i saj kryesor në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf”, që me suksesin që pati ishte një rikthim dinjitoz i Eva Alikaj në karrierën e lënë përgjysmë në vendin e saj. 

ELSA e "pallatit 176'", Eva Alikaj feston sot ditëlindjen,

Aktorja vitin e kaluar u bë pjesë e reality show-t, Big Brother VIP 2. Por kjo eksperiencë nuk shkoi aq mirë pasi aktorja qëndroi shumë pak ditë. 

ELSA e "pallatit 176'", Eva Alikaj feston sot ditëlindjen,

Alikaj, në teatër ka një fillim shumë të mirë, me rolin e Xhulietës në tragjedinë “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit. Vazhdon të luajë me sukses në filma, me rolin Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984), Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988). Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), Edlira në “Stolat në park” (1988). Ajo është bërë popullore për rolin komik të Elsës në komedinë “Pallati 176”./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH