Video ku Egli Tako i rrëfente Aldos dhe Shkëlzenit për faktin se pas ndarjes me Olsin kishte nisur të përdorte antidepresantë dhe tani me Gjestin e kishte rritur dozën shumë, u bë virale në kohë rekord. E duke qenë se ‘shkaku’ i nisjes së ilaçeve dhe problemeve të shëndetit mendor kishte qenë Ols Bylyku, Pamfleti u përpoq të kontaktonte me aktorin e humorit dhe këngëtarin, por ky i fundit është ‘thjesht pa fjalë’ për gjithë sjelljet e Eglit brenda shtëpisë së Big Brother.
Por, sipas Pamfletit, Olsi ka hequr nga Instagrami çdo postim që ka patur me të dashurën e tij (që duhej të ishte aktuale), Denada Lura. Kjo nxiti aludimet e nje ndarjeje te mundshme mes të dyve, mbase nje zhvillim ky i ndikuar nga ngjarjet e fundit që ‘ka prodhuar’ Egli brenda shtëpisë së Big Brother.
Gjithsesi ky është vetëm një hamendësim dhe këtë e themi, pasi çifti kur u nda ishte ende i dashuruar, por nuk kishin kohë për të ndenjur mjaftueshëm bashkë. Nga ana tjetër, u tha se Egli qëndronte më shumë me prindërit e Olsit se me këtë të fundit, gjë që çoi edhe në acarimin e marrëdhënieve.