Showbiz

Egla i tha Julit “magjyp”, Meritoni shpërthen keq ndaj saj: Turp, unë me ata jam rritur…

Shkruar nga Liberale

Egla i tha Julit “magjyp”, Meritoni shpërthen keq ndaj saj:

Gjatë debatit me Julian Dedën, në një moment Egla Ceno e ka quajtur aktorin “magjyp” për ta ofenduar.

Menjëherë pas kësaj fjale, banorët kanë shpërthyer keq ndaj aktores, ku ndër ta ishin Meriton Mjekiqi dhe Rike Roçi.

Teksa e gjuajti të turpshëm veprimin e saj, i acaruar moderatori i tha Eglës që çdo ditë këta persona ofendohen në shkolla.

“Kjo është e turpshme, çdo ditë ofendohen dhe për këtë arsye nuk shkojnë në shkolla. E di ti përse është flamuri i Kosovës me pesë yje sepse aty përfshihen edhe komunitetet dhe ti je e turpshme”, u shpreh ai, ndërsa Egla tha se nuk e tha në një kuptim të keq por sipas saj ata janë komuniteti egjiptian.


“Ti përdor kauza, ofendon, përdor komunitetet dhe kjo është e turpshme. Si more e ofendon komunitetin dhe kërkon falje. Në komunitet jam rritur”- vazhdoi Meritoni.

Nga ana tjetër edhe Rike e “dënon” Eglën për fjalën që ajo përdori në këtë reality shoë, duke thënë që në Shqipëri vuajnë shumë njerëz nga rracizmi.

“Është ofenduese, rraciste. E vetmja që ma kapi veshi isha unë. Rracizmi në Shqipëri është një gjë që e vuajnë shumë njerëz”- tha Rike e acaruar me Eglën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH