Egla Ceno mungoi në “Goca dhe Gra”, kjo për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Megjithëse e sëmurë, ajo ka zhvilluar një bisedë telefonike me moderatorët e programit. Batutat nuk kanë munguar as këtë herë, ku Ceno tha se meqë u aludua tashmë do të mendojë të martohet.
“Tani që jam pa zë dhe nuk flas dot, mendoj që kam arritur përsosmërinë si grua. E di pse, se thonë që një grua që nuk flet është gjithmonë më e mirë. Nuk e kanë gabim.
Po mendoja që tani që u bëra grua për së mbari, pa pikë zëri, do i fus një të martuar, se më në fund mundem, se i ngela mamit në derë”, tha Egla.