Showbiz

Egla Ceno është në një lidhje dashurie? Ish-banori i "BBV" zbulon të vërtetën: Është artist!

Shkruar nga Liberale

Egla Ceno është në një lidhje dashurie? Ish-banori i

Deklarata e aktores Egla Ceno, se jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka një lidhje dashurie, i habiti të gjithë, aq sa persona të ndryshëm kanë nisur të ‘gërmojnë’ lidhur me këtë histori.

“Unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë”, ishte deklarata që Egla bëri e që nxiti dyshime.

Ndonëse konkurrentja nuk tregoi më shumë për mashkullin që dashuron, një tjetër ish-banor i BBV, Ronaldo Sharka ka zbuluar detaje të reja për të dashurin e Eglës.

Ditën e sotme, moderatori ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka analizuar lojën e aktores dhe gjendjen e saj në BBV.

Teksa në studio u hap tema e të dashurit të Eglës, Ronaldo tha se ai e njeh partnerin e aktores, ndërsa tregoi se ai merret me muzikë.

“Po ka një partner. S’do them emra se është e drejta e tyre ta bëjnë pubike apo jo. Është artist dhe po merret me muzikë. Është i lezetshëm, interesant ishte”, është shprehur ish-banori.

Ndërkohë, i pyetur nëse është shqiptarë apo jo, Ronaldo ka zgjedhur të heshtë dhe të mos jap asnjë përgjigje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH