Showbiz

“Edhe pse unë nuk kam kontakt të mirë me ty, faleminderit që kujdesesh për djalin”, mesazhi emocionues i Meritonit për ish-partneren

Shkruar nga Liberale

“Edhe pse unë nuk kam kontakt të mirë me ty, faleminderit

Mbrëmjen e kaluar, atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” u mbush me emocione dhe dedikime për femrat më të rëndësishme në jetën e banorëve, në shenjë respekti dhe nderimi për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Meritoni u shfaq si protagonist i këtij momenti, duke zgjedhur të bëjë një dedikim të veçantë për ish-partneren e tij dhe nënën e djalit të tij, Loar.

Me një zë të mbushur me përkëdheli, ai kërkon falje dhe shpreh falënderimet e tij për përkujdesjen dhe dashurinë që ajo ka treguar ndaj të birit të tyre.

“Dua të falënderoj Egestën, ajo është nëna e djalit tim. Dua t’i them më fal për ndonjë mungesë nga ana ime, për ndoshta mos të qenit gjithmonë bashkë me ju. E falenderoj për përkujdesjen ndaj Loarit, për dashurinë dhe kushtimin që i jep djalit tonë. Ndërkohë që ndoshta marrëdhëniet tona nuk janë në nivelin më të mirë, prapë djali është ai që na ka mbajtur të lidhur dhe ka forcuar raportin tonë”, u shpreh ai me ndjenjë.

Ky moment u prit me duartrokitje dhe mbështetje nga të gjithë banorët e shtëpisë, duke krijuar një atmosferë solidariteti dhe mirënjohjeje për gratë, që me sakrificën dhe dashurinë e tyre, bëjnë botën një vend më të mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH