Showbiz

Ed Sheeran bën gjestin human, dhuron 1 milion paund për shkollë ku mësoi vetë

Shkruar nga Liberale

Ed Sheeran bën gjestin human, dhuron 1 milion paund për shkollë

Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran ka dhuruar një 1 milion paund për shkollën ku ai mësoi.

Sheeran i cili ka ndarë hapur dashurinë e tij për pikturën në rrjetet sociale, ka vendosur që kjo shumë parash të shkojë për nxënësit në shkollën e mesme “Thomas Mills” ku ata do të marrin mësime rreth artit.

Kjo nuk është hera e parë që artisti dhuron një shumë të konsiderueshme parash për këtë shkollë. Më herët ai ka ofruar mbështetje financiare që nxënësit në këtë shkollë të marrin mësime në muzikë, teknologji dhe fotografi.

Përsa i përket muzikës, artisti është aktualisht duke vijuar me turneun e tij në Azi.

Këngëtari do të performojë në disa vende aziatike deri në muajin mars. Pas koncerteve ai do të kthehet në Britaninë e Madhe për t’ju bashkuar bashkëshortes dhe vajzave të tij të vogla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH