Showbiz

Lori Hoxha: Ja përse BIG BROTHER VIP ka vetëm fitues!

Shkruar nga Liberale

Lori Hoxha: Ja përse BIG BROTHER VIP ka vetëm fitues!

Produksioni më i madh televiziv i vitit, siç është ai i Big Brother Vip 3, kurorëzoi suksesin e këtij sezoni me një ceremoni festive, si një ritual falënderimi e mirënjohjeje për arritjet profesionale dhe fitoren e të gjithëve.

“Big Brother është produksioni më i shtrenjtë në Shqipëri dhe vetëm falë jush mund të bëhej i mundur. Dua të falenderoj të gjithë banorët që u bënë pjesë këtë vit. Uroj që t’iu ketë shërbyer e të ketë qënë ajo që ju ka munguar në këtë kohë të vitit.

Unë mendoj që BIG BROTHER ka vetëm fitues, fiton TOP CHANNEL, fiton publiku, fitojnë bashkëpunëtorët, fitojnë ata që na mbështesin, ata që na kritikojnë; është një moment vetëm fitoreje”- tha Lori Hoxha, drejtuese e Top Channel.

“Jam shumë i lumtur që jeni këtu, dukeni shumë bukur, faleminderit shumë që keni ardhur”, u shpreh moderatori Ledion Liço.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH