Ish-bateristi i My Chemical Romance, Bob Bryar, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Tenesi, në moshën 44-vjeçare, vetëm dy ditë para Ditës së Falënderimeve.
Sipas medieve të huaja, aktualisht shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur, shkruan TMZ. Sipas raportit, trupi i tij ishte “dekompozuar rëndë” kur u zbulua.
Autoritetet nuk dyshojnë për “veprimtari kriminale” pasi të gjitha “armët dhe pajisjet muzikore të tij në shtëpi kanë mbetur të paprekura”. Bryar u pa i gjallë për herë të fundit më 4 nëntor.