Showbiz

E PAPRITUR/ Alketa Vejsiu 'goditet' me kanaçe në skenën e ‘X Factor’ sapo tha emrin e një prej finalistëve

Shkruar nga Liberale

E PAPRITUR/ Alketa Vejsiu 'goditet' me kanaçe në

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaktit të muzikës ‘X Factor Albania’.

Burime të Iconstyle bëjnë me dije se drejt moderatores është hedhur një kanaçe, që fatmirësisht nuk e ka prekur në kokë.

Incidenti në momentin që moderatorja shpalli emrin e një prej finalistëve të këtij edicioni.

Ndërkohë pas këtij veprimi moderatorja u shpreh: "Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo jo është ky konkurrent. Ky është një djalë fitues. Ky është një shembull i keq që mua më revolton shumë që po ndodh po çfarë ti bësh."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH