Showbiz

E motra e akuzoi për abuzim seksual, flet publikisht CEO i Open AI, Sam Altman

Shkruar nga Liberale

E motra e akuzoi për abuzim seksual, flet publikisht CEO i Open AI, Sam

CEO i Open AI, Sam Altman hodhi poshtë akuzat nga motra e tij Annie Altman, e cila ka paraqitur një ankesë duke e akuzuar atë për abuzim seksual në fëmijëri.

“Annie ka bërë pretendime thellësisht lënduese dhe krejtësisht të pavërteta për familjen tonë, veçanërisht Sam”, tha shefi i startup-it në Kaliforni në një letër të bashkë-nënshkruar nga nëna dhe dy vëllezërit e tij dhe të publikuar në platformën sociale X.

“Familja jonë e do Annie-n dhe është shumë e shqetësuar për mirëqenien e saj. Kujdesi për një pjesëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër i vështirë.”

Një nga figurat më karizmatike të Silicon Valley, Altman fitoi famë globale me lançimin e ChatGPT në vitin 2022, i cili ndezi një garë për të avancuar kërkimin dhe zhvillimin e AI.

Familja Altman tha se janë përpjekur të ndihmojnë vajzën dhe motrën e tyre, duke i mbuluar shpenzimet dhe duke i garantuar “mbështetjen financiare mujore, që presim të vazhdojë për pjesën tjetër të jetës”.

“Pavarësisht kësaj, Annie vazhdon të kërkojë më shumë para nga ne”, thanë ata, duke theksuar se kanë vendosur të përgjigjen publikisht pas ankesës ligjore të Anne-së të paraqitur të hënën dhe pas vitesh tensioni.

“Akuza më e keqe që ajo ka bërë është se ajo është abuzuar seksualisht nga Sam kur ishte fëmijë”, tha familja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH