Showbiz

"E kisha mishin e djegur, më zuri korenti", Valeri përlot me historinë e jetës: Menduan se kisha vdekur, e kam jetën e dytë!

Shkruar nga Liberale
"E kisha mishin e djegur, më zuri korenti", Valeri përlot me

Mbrëmjen e sotme fermerët e "Ferma Vip" kanë si mision nga Agai që të organizojnë një darkë, ku edhe do të duhet të tregojnë një histori të trishtë nga jeta e tyre.

I pari që ka treguar pak momente nga fëmijëria e tij, ka qenë Valeri, ku një episod që ai solli në kujtesë, ka lënë gjurmë në jetën e tij.

Kur ai ka qenë fëmijë, ka treguar se ka hipur në çatinë e shtëpisë dhe ka rëshkitur. Instikti për tu mbrojtur, e ka bërë që ai të kap telat e korentit dhe të rrezikojë seriozisht jetën.

Ai ka thënë se në momentin e parë që e kanë shpëtuar, ka pasur mishin e djegur dhe të gjithë kishin menduar se nuk do të jetonte më.

Madje Valeri thotë se edhe sot, tre gishta të njërës dorë i ka të gjymtuar dhe mezi i përdor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH