Showbiz

“E ke kthyer Heidin në një rreckë, ngeli si mumje…”/ Aktorja ia “plas” në sy, ndizen gjakrat mes Egla Cenos dhe Romeos

Shkruar nga Liberale

“E ke kthyer Heidin në një rreckë, ngeli si

Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.


Aktori e ka akuzuar banoren se ajo nuk ia ka kthyer respektin dhe mbështetjen në të njëjtën formë që ai ia ka dhënë në këtë shtëpi, megjithëse një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kjo e fundit.

“Ti më ke qëlluar”- i tha Romeo, teksa aktorja e mohoi duke thënë: “Jo unë s’të kam qëlluar, por ti më ke munguar respektin.”

Nga ana tjetër Egla i tha konkurrentit se ai ka shndërruar të dashurën e tij në një “rreckë”, sepse sipas saj aktori e la Heidi Baçin të presë si mumje sa atij ti rikthehet besimi.

 

Pjesë nga debati:

Egla: Siç me ke parë të kam parë

Romeo: Unë jam bërë copa për ty

Egla: Siç më ke ruajtur të kam ruajtur

Romeo: Ti më ke qëlluar

Egla: Unë të dua shumë dhe që je me Baçin

Romeo: Se besoj

Egla: Je i ngadaltë o zemra ime. Më hap krahun, mos më rri mes rrugës duke qarë

Romeo: Ti bën gabime të mëdha shpirt

Egla: Dua të gaboj o zemra ime, po nuk gabova nuk mësoj

Romeo: Ke ngatërruar rrugën, më dëgjo mua

Egla: Po luan fortë o zemra ime

Romeo: Prandaj më qëllove?

Egla: Jo unë s’të kam qëlluar, por ti më ke munguar respektin

Romeo: Respekti ka qenë i njëanshëm

Egla: Ti se di se çfarë është respekti. Unë jam më e fortë se ty në reagime

Romeo: Mendimi yt

Egla: E katandise atë gocën në një rreckë

Romeo: E kanë thënë të gjithë

Egla: Një femër që pret një mashkull të mendohet dhe të thotë kam besim apo jo, s’dua ta shikoj.

Romeo: Këtë fjalin tënde ja kam dëgjuar Julit

Egla: Kjo më bën që ta dua sepse ajo ngeli si mumje duke të pritur ty. Hajde se e ke kokën bosh fare

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH