Showbiz

E ëma e Drini Zeqos shtrohet me urgjencë në spital, zbardhet letra e daljes së gazetarit nga shtëpia e BBV

Shkruar nga Liberale
E ëma e Drini Zeqos shtrohet me urgjencë në spital, zbardhet

Moderatori Drini Zeqo la mbrëmë vonë shtëpinë e Big Brother Vip duke shokuar ata që janë brenda për ‘braktisjen’ e shpejtë.
Në shtëpinë ka mbërritur në zarf i kuq, i cili u ka sqaruar banorëve arsyen e largimit të moderatorit.

“Për shkak të një urgjence familjare Drinit i është dashur të lërë Shtëpinë. Atij është shumë mirënjohës për të gjithë kohën që ka kaluar me ju dhe ju uron sukses për të gjithë rrugëtimin tuaj në vazhdim”, shkruan zarfi i kuq që lexoi e Juli brenda shtëpisë së BBV-së.
Mësohet se shkak është bërë fakti se e ëma e Drinit është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor.

Një ditë para se të dilte nga shtëpia, ai rrëfeu në bisedë ndarjen e papritur nga jeta të të atit pak vite më parë.

Por në një postim në profilin e gazetarit në Intagram, familjarët njoftojnë se gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH