Egla dhe Meritoni janë padyshim 2 nga banorët më të komentuar të shtëpisë më të vëzhguar në vend.
Diskutimet e tyre kanë qënë të pranishme gjatë gjithë kohës që ata kanë qëndruar në shtëpi, sidomos në javën e fundit ku si Egla ashtu dhe Ilnisa me Meritonin, u skualifikuan dhe u izoluan nga pjesa tjetër e banorëve pikërisht për faj të situatës që krijuan në debat e sipër.
Mirëpo mesa duket ata kanë vendosur të bëjnë paqe me njeri tjetrin, duke ulur pak konfliktet mes tyre.
Ditën e sotme, në një bisedë Egla i thotë Meritonit se gjithçka mbetet këtu, dhe se jashtë ata nuk do të kenë asnjë marrëdhënie.