Showbiz

E BUJSHME! Liam Osmani del nga burgu, gati të rikthehet në Big Brother

Shkruar nga Liberale
E BUJSHME! Liam Osmani del nga burgu, gati të rikthehet në Big Brother

Liam Osmani është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij.

Gjykata pranoi kërkesën për rishikim të vendimit, ndërsa çështja do të filloj nga e para dhe do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Bashkë me shqyrtimin është vendosur edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të parë dhe rrjedhimisht edhe lirimi i menjëhershëm nga burgu.

Procesi do të nisë nga fillimi me Liam Osmanin në gjendje të lirë, i cili do të ketë mundësi të paraqitet në seancat gjyqësore, të mbroj veten dhe të ketë dijeni të plotë për gjyqin.

Ndërkohë, mësohez se Liam Osmani sot në mbrëmje pret të marrë ftesë për t’u rikthyer në Big Brother Vip3, për të vijuar misionin që la në mes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH