Showbiz

Dyshimet e Eglës mbi vetëbesimin e Romeos, Arbër Hajdari: Fuqia e këtij formati ka treguar se…

Shkruar nga Liberale
Dyshimet e Eglës mbi vetëbesimin e Romeos, Arbër Hajdari: Fuqia e

Teksa debati mes Eglës dhe Romeos ka vijuar sërish me tone të larta edhe në spektaklin e kësaj të marte, mes tyre ka ndërhyrë opinionisti Arbër Hajdari.

Egla ka hedhur dyshime mbi vetëbesimin e Romeos, teksa ky i fundit shprehet i bindur se do të fitojë këtë edicion të ‘Big Brother VIP3’.

Dua të theksoj se është shumë e rëndësishme që lojtarët të tregojnë se kush janë. Fuqia e këtij formati jo më larg se vjet vërtetoi se një njeri mund të bëjë shumë zemra për vete pavarësisht se nuk ka as Instagram as Facebook dhe asnjë rrjet social.”– u shpreh Arbër Hajdari.

Ndërkohë që më tej biseda ka vijuar:

Egla: Unë nuk ia thash për ta ofenduar

Arbër: Po mirë moj Egla po Donald ia thua për respekt ti?

Egla: Nuk është ofendim Donald more

Ori: Egla kur tjetri të thotë mos ma përdor më. Mos luaj kot me porta se nuk të vlen.

Arbër Hajdari: Secili nga ju aty kanë hyrë me të gjthë vitet e eksperiencës dhe ndjekësit e tij. Siguria që ka fituar ka të bëjë me mendimet që ai mendon se i ka të drejta në raport me Eglën. Mbase dhe përshtypja që ka marrë nga studio të jep një lloj sigurie brenda shtëpisë. Romeo ka dalë tre herë lider, mbase ndonjë nga banorët mund të luaj dhe bllof. Edhe bllofi është pjesë e lojës

Ori Nebijaj: Unë do doja shumë të shikoja një njeri që zgjohet sot dhe thotë unë jam më i miri. Banorët kanë gjetur këtë kartën e re kundër Romeos, i cili s’dinte të fliste, të sulmonte dhe papritur ai tani është mirë dhe banorët i kërkojnë llogari. Për mua kanë të drejtën e Zotit që të ngrihen si një banori i ri dhe të thonë që unë do të shkojë drejt finales.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH