Showbiz

Dua Lipa shpall datat e reja të turneut

Shkruar nga Liberale

Dua Lipa shpall datat e reja të turneut

Dua Lipa më 3 maj do të publikojë albumin më të ri “Radical Optimism”, i cili përmban 11 këngë. “Houdini” dhe “Training Season” janë dy këngët solo që artistja ka publikuar deri më tani.

Së fundmi me anë të një postimi në Instagram, Dua Lipa njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.

Më 5 qershor do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, Dua Lipa do të mbajë dy koncerte në Francë.

“Ju mund të merrni akses të hershëm në para-shitje duke porositur paraprakisht albumin përmes linkut në biografinë time. Mezi pres t’ju shoh atje!”, shkroi ajo përkrah postimit.

Kujtojmë që “Radical Optimism” vjen pas dy albumeve të sukseshëm të Dua Lipës, “Dua Lipa” në vitin 2017 dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në 2020.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH