Showbiz

Dua Lipa dhe i dashuri i ri duken elegantë në pas-ndejën e BAFTA-s

Shkruar nga Liberale

Dua Lipa dhe i dashuri i ri duken elegantë në pas-ndejën e

Është sezoni i romancës për Dua Lipën dhe Callum Turner.

Të dielën, këngëtarja dhe aktori u panë teksa po futeshin brenda pas festës së BAFTA-s të British Vogue And Tiffany & Co.

Dua Lipa dhe i dashuri i ri duken elegantë në pas-ndejën e

Lipa, 28 vjeçe, dhe Turner, 34 vjeçe, u mbajtën për dore ndërsa mbërritën në ngjarjen, e cila u mbajt në Annabel’s.

Për këtë rast, këngëtarja e “Houdini” veshi një fustan të zi elegant nga Valentino, të cilin e kombinoi me një varëse në ngjyrë rubin.

Dua Lipa dhe i dashuri i ri duken elegantë në pas-ndejën e

Turner në anën tjetër dukej elegant me një kostum të zi e me këmishë të bardhë.

Më herët në mbrëmje, Lipa dhe Turner arritën secili veç e veç në Royal Festival Hall.

Dua Lipa dhe i dashuri i ri duken elegantë në pas-ndejën e

Lipa ka mahnitur me një fustan të kuq me pelerinë nga Valentino. Dyshja nuk kanë pozuar së bashku në tapetin e kuq. 

Ylli i “Masters of the Air” dhe këngëtarja fituese e ‘Grammy’ fillimisht ndezën thashethemet për lidhje në janar pasi u panë duke u puthur gjatë një darke në Sushi Park në ëest Hollywood.

Romanca e re e Duas vjen pas ndarjes nga regjisori Romain Gavras.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH