Showbiz

“Dramatik i qelbur, idiot”/ Heidi dhe Romeo akuzojnë njëri-tjetrin: Ti e fillove, unë jam i shkatërruar…

Shkruar nga Liberale

“Dramatik i qelbur, idiot”/ Heidi dhe Romeo akuzojnë

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3” disa javë më parë. Shkak duket se është mosbesimi te njëri-tjetri.

Pas përballjes që patën mbrëmë në dhomën e rrëfimin ku treguan pakënaqësitë dhe shkakun e ndarjes, teksa po bisedonin se bashku në dhomën e gjumit dyshja kamë akuzuar njëri-tjetrin për “dramën” që krijuan.

“Ti e fillove, ‘unë nuk po qesh më e’, ‘jam keq’, ‘jam i shkatërruar nga brenda…’ dramatik i qelbur, idiot”- iu drejtua Heidi, ndërsa Romeo qeshi.

Romeo: Unë e nisa të thoja dy fjali, pastaj më pyeti Ledioni, e filluam të akuzojmë njëri-tjetrin pastaj, se unë nuk doja që të debatonim

Romeo: Edhe unë po flisja me duart poshtë, çfarë të bëj?

Heidi: Ti acarohesh, ti e humbe

Romeo: Hajde moj ti, ti ishe e para që u përgjigje

Heidi: Ti e fillove, ‘unë nuk po qesh më e’, ‘jam keq’, ‘jam i shkatërruar nga brenda.’.. dramatik i qelbur, idiot.

Romeo shpërthen në të qeshura

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH