Në një intervistë televizive të fundit, reperi Rrezik shprehu dëshirën për të realizuar një këngë me Capital T, por tha se nuk kishte arritur ta kontaktonte personalisht dhe vetëm e njihte përmes njerëzve të tjerë.
Gjatë bisedës, moderatori Robert Bojaj e pyeti nëse Capital T kishte kërkuar para për bashkëpunimin, duke përmendur shifra që arritën deri në 50 mijë euro. Kjo deklaratë u pasua nga një reagim i fortë nga Capital T në rrjetet sociale, ku ai njoftoi se do t’i padiste të dy për shpifje dhe dëmtim të imazhit.
Pas këtij zhvillimi, reperi Rrezik ka bërë një sqarim në rrjetet sociale, duke kërkuar falje dhe theksuar se deklarata e tij ishte keqinterpretuar, duke shprehur përkushtim për të sqaruar çdo keqkuptim që mund të jetë krijuar.
“Para pak ditësh kam pasur një intervistë dhe më duket se ka bërë një bujë të madhe! Kam marrë shumë mesazhe. Doja vetëm t’ju tregoj edhe një herë se unë, si Besart “Rrezik,” gjithmonë e kam admiruar dhe mbështetur muzikën e Capital T. Siç e kam cekur edhe në emision, nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me artistin në fjalë, por përmes një pale të tretë, domethënë një pale ndërmjetësuese, kam marrë këto informacione, ashtu siç e kam treguar edhe në intervistë! Isha në një situatë shumë të vështirë në Skillet, sepse më janë bërë edhe pyetje të papërshtatshme për tipin që jam. Gjithçka që kam arritur në karrierën time është vetëm me punë, punë, dhe punë, me forcat e mia dhe mbështetjen e familjes, dhe të gjithë njerëzit që më kanë përkrahur. I kërkoj ndjesë Capitalit nëse është prekur ose lënduar imazhi i tij. Vetëm desha t’ju them punë të mbarë, uroj shumë suksese. Me respekt, Rrezik”