Showbiz

"Do të jetë një Big Brother i frikshëm", habit gazetari: Kush lidhet brenda, ta nisin shtatzëninë...!

Shkruar nga Liberale

"Do të jetë një Big Brother i frikshëm", habit

Gazetari Ronaldo Sharka ka dhënë komentin e tij, lidhur me edicionin e ri të “BBV3” dhe konkurrentët që do të jenë pjesë e këtij formati. Ai u shpreh në "Wake Up" se personazhet që mund të ecin më shumë dhe të krijojnë popullaritet, janë personat që kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose personazhe jo shumë të njohur për publikun, të cilët janë në kërkim të famës. 

Mes të tjerash ish-banori i BBV u shprehet se do jetë një “BBV3” i frikshëm, pasi shumë banorë sipas tij 'do ia kenë frikën' Albi Nakos për ironinë që ai ka.

"Unë mendoj që ky “Big Brother” do jetë i frikshëm. Për shembull Albi Nako ka një ironi të paparë dhe gati, gati të frikshme. Është emër që përflitet. Unë kam dëgjuar vjet nga banorë që po bëheshin gati të futeshin në “Big Brother” që kur kishin dëgjuar emrin e Albit që ishte aluduar, kishte pak frikë.

Unë mendoj që në “Big Brother” ecin shumë personazhet që ose kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose ata që janë të sapodalë, filize të reja. Publiku ka më shumë interes të dijë për jetën e këtyre njerëzve sesa të një personazhi që ka vite dhe ne i dimë pothuajse çdo gjë. Këtyre personazheve që i dimë çdo gjë, unë i uroj të dashurohen dhe të fejohen aty brenda, por pse jo të nisin dhe ngjizjen e një fëmije." u shpreh Ronaldo. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH