Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga parnerja e tij, Çiljeta.
Këngëtarja e njohur uroi sot përmes disa postimeve në Instagram, djalin e partnerit të saj për ditëlindjen e tij.
“Edhe 100 i vogli i shtëpisë. Beko daculia”, shkruan Çiljeta në Instagram krahas fotos se djalit. Ndërsa në një story tjetër duket i vogli shumë i lumtur teksa pret t'u fryjë qirinjve. "Beko shpirti" shkruan Çili.
Në një intervistë pak muaj më parë Çiljeta ka rrëfyer: “Ai ka zgjedhur vetë të më thotë ‘mami’, përpara 3-4 viteve. Kemi qenë në shtëpi dhe më ka thënë: A mundem të të thërras mami? Dhe mbaj mend që i kam thënë: Pyete buçin njëherë, pyete edhe nënën. Sepse ai është rritur nga mamaja e Albanit dhe ishte mësuar që t’i thoshte ‘mami’ mamasë së Albanit. Dhe i thashë, pyeti dhe nëse të thonë po, për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty çunin tim të dytë.