Besojmë e mbani mend sherrin mes këngëtares Maya Aliçkaj dhe bashkëshortit të saj. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë më datë 19 mars 2025, këngëtarja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortit. Në bazë të këtij urdhri, bashkëshorti duhet të respektonte distancën prej 200 metrash mes tyre.
Çështja pati bujë të madhe në media dhe lajmet vërshuan gjithandej. Asokohe, Maya deklaroi vetëm se “u hodh baltë mbi figurën e saj” dhe se do të fliste për këtë gjerë e gjatë në një moment të dytë.
Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në programin “Rudina”, Maya thotë se është përpjekur shumë që të mos ndajë problemet e saj me publikun, sidomos për djalin.
Ka përfunduar divorci?
Maya: Jo, nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që në nëntor të përfundojë, shpresoj. Është një temë që nuk di çfarë të them sepse u bë shumë pis, u morën gjëra të pavërteta dhe u nxorën si të vërteta.
E ke fjalën për mediat?
Maya: Për mediat, për ish-in, babain e djalit, ai ka probleme shumë të theksuara prandaj u thashë të gjitha televizioneve kur po më merrnin që mos më merrni në këtë pikë sepse është babai i fëmijës tim, e kemi pasur si e kemi pasur hallin, herë ashtu, herë ashtu, janë probleme të mëdha edhe unë nëse do t’i them të gjitha këto gjëra, nuk është mirë, nuk ka nevojë të marrë vesh publiku tani të gjitha hallet tona që kemi, unë jam munduar të nxjerr pjesët e bukura.