Showbiz

Dikur yll i popit, sot gjendet e pastrehë/ Çfarë po ndodh me këngëtaren e njohur?

Shkruar nga Liberale

Dikur yll i popit, sot gjendet e pastrehë/ Çfarë po ndodh me

Rania Zeriri, një yll holandez i muzikës pop, u gjet në Mercogliano, një zonë e Avelinos në Itali, ku jeton si e pastrehë. Administrata komunale ka nisur nga puna për të ndihmuar 39-vjeçaren, ndërsa kryetari i bashkisë, Vittorio D’Alessio, shkruan në Facebook se artistja është e sigurt.

“Po mundohemi të ndihmojmë këngëtaren e re holandeze, e cila ndodhet në vështirësi”-tha kryebashkiaku, në një postim të shoqëruar me një foto ku Zeriri shihet e ulur në anë të rrugës dhe me disa çanta. Kryebashkiaku shpjegoi se ai është në kontakt me ambasadën holandeze, së cilës i shpjegoi situatën e këngëtares.

Ndërkohë, psikologja Michela Bortugno, nga shërbimet sociale italiane, ndodhet pranë artistes.

“Tashmë kemi marrë disponueshmërinë e një ambienti në Mercogliano, në të cilin Rania mund të strehohet. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar ta ndihmojmë atë”-shkruhej në postimin e kryebashkiakut.

Qytetarët të cilët janë ofruar që ta ndihmojnë thanë se ajo thotë se flet me Zotin dhe se nuk pranon ndihmën e askujt.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH