Showbiz

Dikur i varur sot kundër/ Elton John: Legalizimi i marijuanës është një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohërave!

Shkruar nga Liberale

Dikur i varur sot kundër/ Elton John: Legalizimi i marijuanës

Këngëtari i famshëm, Elton John ka reaguar me kritika të forta ndaj legalizimit të marijuanës në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke e cilësuar këtë hap si një nga gabimet më të mëdha të kohëve moderne.

Në një intervistë për revistën Time, e cila e ka shpallur “Idhullin e Vitit 2024”, këngëtari 77-vjeçar ndau përvojat e tij personale me substancat narkotike dhe qëndrimet e tij mbi këtë temë.

“Marijuana është një problem serioz, sepse shpesh shërben si portë drejt drogërave të tjera,” deklaroi ai, duke theksuar rreziqet që sjell përdorimi i saj. Elton John e konsideroi legalizimin e saj si një vendim të gabuar me pasoja të rënda për shoqërinë.

Artisti, i njohur për betejat e tij të hapura kundër varësisë nga droga, ka ndihmuar edhe kolegë të tij që kanë kaluar nëpër sfida të ngjashme. Ai ka qenë pranë artistëve si Eminem dhe Robbie Williams, duke i mbështetur gjatë përpjekjeve të tyre për rehabilitim. Në intervistë, ai pranoi vështirësinë e përballjes me të vërtetën për varësinë.

“Është e vështirë të dëgjosh se je në një situatë të tillë, por edhe më e vështirë të pranosh,” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH