Showbiz

Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj dot, dorëzohem!

Shkruar nga Liberale

Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj

Ditën e sotme Dijonis Biba ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

Pasi ka mbledhur gjithë fermerët së bashku, ai u ka komunikuar se është dorëzuar dhe nuk do t’a vazhdojë më lojën në fermë.

“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, tha Dijonisi.

Dijonisi ka përgatitur valixhen, ka përqafuar fermerët dhe është larguar nga “Ferma VIP”.

Dijonis Biba ka hyrë në fermë që prej fillimit, 22 Marsit, ku disa herë është shpallur edhe i preferuari i publikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH