Sociale

Dhimbja e veshit mund të tregojë kancer? Ja kur duhet të shqetësoheni

Shkruar nga Liberale

Dhimbja e veshit mund të tregojë kancer? Ja kur duhet të

Mjekët po paralajmërojnë për një simptomë më pak të njohur që shfaqet në vesh, e cila mund të tregojë kancerin e fytit.

Sipas National Health Service (NHS), dhimbja e vazhdueshme e veshit është një shenjë paralajmëruese serioze e kësaj sëmundjeje.

Shpesh përkon me një dhimbje të fytit dhe mjekët thonë se që të dyja janë të lidhura.

“Edhe pse dhimbja vjen nga fyti, e ndien në vesh sepse nervat janë të ndërthurura në kokë dhe qafë. Konkretisht, ai nerv quhet nervi i Arnoldit. Nervi i Arnoldit i jep ndjesi vetë veshit, kështu që kur keni diçka që shkakton dhimbje në fyt, ajo dhimbje ndihet edhe në veshin tuaj”, thotë mjeku Ryan McSpadden, nga Roswell Park Comprehensive Cancer Centre.

Vetëkuptohet që dhimbja e veshit zakonisht nuk është shenjë e një sëmundjeje kërcënuese për jetën.

Simptoma kryesore e kancerit të fytit: Zëri i ngjirur për më shumë se tre javë

Nëse ju dhemb për më shumë se tre ditë, është mirë të vizitoni mjekun, shkruan Mirror.

Simptoma të tjera të kancerit të fytit mund të përfshijnë:

▪ gungë ose ënjtje në qafë,
▪ kollë të vazhdueshme,
▪ ngjirje e zërit që zgjat më shumë se tre javë,
▪ gulçim,
▪ vështirësi në gëlltitje,
▪ bronko-obstruksion i përsëritur (i njohur zakonisht si fishkëllimë)…

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH