Showbiz

“Dasmën do e bëjmë…”/ Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi planifikojnë një fëmijë? Aktori dëshiron të bëhet baba, ja çfarë tha konkurrentja e “BBV”

Shkruar nga Liberale

“Dasmën do e bëjmë…”/ Romeo Veshaj dhe Heidi

Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “BBV”, të cilët dëshirojnë që lidhjen e tyre ta vazhdojnë edhe pas daljes nga shtëpia.

Mbrëmjen e djeshme ish-banorët e këtij reality shoë u futën në shtëpi duke festuar për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit, në një moment Romeo i tha Heidit të shikojë barkun e rrumbullakosur të  Sara Gjordenit e cila është shtatzënë.

“Baçi pas 3 muajsh”, u shpreh modelja, megjithëse konkurrentja tha se ajo është një vajzë tradicionale dhe nuk bën fëmijë pa u martuar.

“Të dielën tjetër dasmën”– tha aktori duke treguar se ka shumë dëshirë që të bëhet baba.


 “Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?” u shpreh Heidi, e cila tregoi se nuk është e gatshme që të sjellë në jetë një fëmijë, megjithëse Romeo ka shumë dëshirë.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Të dua shumë

Romeo: Unë më shumë, por shiko Sarën (për barkun e rrumbullakosur)

Sara: Baçi pas 3 muajsh

Vesa: Do ju këndoj në dasmën reale. Kur doni të bëni dasëm

Heidi: Unë jam vajzë tradicionale nuk bëj kështu gjërash  para dasmës

Romeo: Kur dalim ne, të shtunën! Të dielën tjetër dasmën

Vesa: Ashtu duhet

Romeo: Se mos është problem të mbledhësh njerëzit, me një kështu (fishkëllen)

Vesa: Do ta bëjë shumë shpejt

Heidi: Nuk i bëj unë këto gjëra pa u martuar tamam

Vesa: Problemin më të vogël nuk e kam

Heidi: Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH