Dy banorë të tjerë kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Më konkretisht bëhet fjalë për Gjestin dhe Xhenetën, dashuria e të cilëve sa vjen dhe po bëhet më e dukshme.
Ky moment i veçantë ndodhi në oborrin e shtëpisë, teksa dyshja po vallëzonin së bashku.
Më herët Gjesti kishte theksuar se puthjen e parë do ta ruante për një moment të veçantë, dhe kështu ndodhi.