Atilla Kardesh ka folur për herë të parë për takimin që pati me ish-bashkëshorten, Drenusha Latifi, brenda shtëpisë së Big BRother Vip.
Ai ka thënë se është e pashmangshme që të mos kenë komunikim si prindër të dy fëmijëve që janë.
“Mirë po ndihna. E kemi pritur. Nuk na ka marrë mendja që bëhet kaq publike. Ka qenë e pashmangshme marrëveshja jonë si prind. Më vjen mirë, ju falënderoj juve që e realizuat kaq shpejt”, tha ai.
Më tej ai u shpreh: “Normal që brengoset për fëmijët e vetë. E kam përgatitur pak vajzën që do të ketë kontakt me vajzën, e ka ditur dhe mund të them që e kam parë një lloj lehtësimi te fëmijët. Djali e ka parë”.