Showbiz

Dalin në shesh të palarat! Françeska harron dhe thotë se flet çdo ditë me bashkëshortin (nga brenda Big Brother)

Shkruar nga Liberale

Dalin në shesh të palarat! Françeska harron dhe thotë se

Në formatin e “Big Brother” janë ngritur dyshime se në fakt konkurrentët kanë pasur kontakt me familjarët e tyre. Kanë qenë vetë banorët, që në komunikimet e tyre me njëri-tjetrin e kanë bërë të ditur këtë gjë, ndonëse menjëherë produksioni i ka ndërprerë ose i ka fikur mikrofonin.

Megjithatë, video gjatë këtyre momenteve janë shumë të rralla. Kjo pasi shumë prej këtyre videove nuk publikohen nga produksioni ose të paktën fshihen prej rrjeteve pas disa momentesh.

Një video që po qarkullon kudo lidhet me Françeskën, e cila ka zbuluar diçka lidhur me të dhe bashkëshortin e saj. Gjatë një momenti të ditës, Françeska i drejtohet Romeos duke i thënë se bashkëshorti i saj ka telefonuar çdo ditë i shqetësuar në TCH për Françeskën, pasi ka parë gjendjen e saj.

“Ti nuk e di që Ervisi (bashkëshorti i Françeskës) ka marrë çdo ditë në telefon këtu në ‘Top’ i shqetësuar për mua se ka thënë o zot mos, çfarë ka ndodhur me Françeskën”, ka thënë Françeska ndër të tjera, ndërsa Romeo i thotë “mos u viktimizo se të thanë kujdes mikrofonin”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH