Showbiz

Dafina Zeqiri mer dhuratën e pazakontë nga gjenerali i KFOR-it

Shkruar nga Liberale

Dafina Zeqiri mer dhuratën e pazakontë nga gjenerali i KFOR-it

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka pranuar një dhuratë simbolike nga gjenerali turk i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Lajmin e bëri të ditur vetë Dafina përmes një postimi në ‘InstaStory’ në llogarinë e saj në Instagram.

Dafina kishte vizituar sot bazën e Kforit në Prishtinë, vizitë prej së cilës mori një medalje nga gjenerali turk Ulutas, ajo gjithashtu vizitoi edhe zyrat e radios K4, për nderë 25 vjetorit.

“Sot isha në bazën e Kforit në Prishtinë po ashtu në RADIO K4 me rastin e 25 vjetorit. Unë ndihem e privilegjuar që u nderova nga gjenerali Ozkan Ulutas”, shkroi Dafina derisa publikoi edhe foton e medaljes.

Ditë më parë, edhe rep-artisti i njohur, Ledri Vula kishte pranuar një dhuratë simbolike nga KFOR-i.

Dafina Zeqiri mer dhuratën e pazakontë nga gjenerali i KFOR-it

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH