Showbiz

Cubi Metkaj komenton lojën e banorëve në "BBV": Sa ngrihet njëri, ulet tjetri. Ku do ta shohim së shpejti aktoren e njohur?

Shkruar nga Liberale

Cubi Metkaj komenton lojën e banorëve në "BBV":  Sa

Aktorja e njohur Cubi Metkaj ishte e ftuar në emisionin “BBV Radio” e cila në një bisedë me Elona Duron kanë komentuar disa nga ngjarjet më të fundit që ndodhën këto orët e fundit në shtëpinë e "BBVA3".

Përveç se Jul Dedës, pra mikut dhe kolegut të saj ndër vite, kë do të veçonte ajo si finalist?

Cubi: Përveç Julit, Juli prap domethënë. (qesh) Nuk di të them një emër. I shoh të gjithë pak a shumë aty-aty. Sa ngrihet njëri, ulet tjetri, pastaj ngrihet tjetri.

Si u shpreh Cubi për nominimin e fundit ku u largua Graciano?

Cubi: Ai ishte nominim shumë i fortë dhe në atë nominim natyrisht që Graciano do të dilte. Nuk kishte kush të dilte tjetër…. Meritoni ndoshta u sulmua pak nga debati që pati me Ledjonën dhe kur filluan edhe e sulmuan. Nuk mund të dilte Meritoni me thënë të drejtën sepse Meritoni po bën një lojë shumë të mirë. Ka një strategji Meritoni, nuk është pa gjë. Pavarësisht se ne e shohim ndonjëherë dhe themi që pse ky po bën kështu, pse po bën ashtu, siç shkruajnë në Instagram. Graciano hyri me idenë që ‘unë do bëj namin’. Ditët që ai ishte në nominim, ai nuk ka bërë asgjë. Ne nuk e pamë atë Gracianon që sulmonte, kthehej e kundërvihej. Jo! Në ditët e nominimit ai ka ndejtur urtë.

Ku do ta shohim së shpejti Cubin? Një lajm ekskluziv vjen në “Big Brother Radio” nga aktorja, e cila ka konfimuar deri diku në mënyrë misterioze se do të jetë pjesë së spektaklit më të njohur të humorit në Shqipëri, “Portokalli”.

Cubi: Di që do të fillojë në mars. Më kanë thënë këto kolegët e mi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH