Showbiz

Cindy Marina dhe Genar Topalli së shpejti drejt altarit! Moderatorja zbulon se DASMA do të bëhet...

Shkruar nga Liberale

Cindy Marina dhe Genar Topalli së shpejti drejt altarit! Moderatorja zbulon

Moderatorja dhe njëkohësisht modelja e njohur, Cindy Marina dhe partneri saj, Genar Topalli së shpejti do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Bukuroshja ka zbuluar gjatë një interviste për emisionin “Jo vetëm modë”, së fundmi se ajo dhe partneri i saj, do të martohen vitin e ardhshëm.

Ajo tha se dasma do të jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen, ndërsa shtoi se ekziston si mundësi që çifti të kurorëzojnë dashurinë e tyre në Romë, megjithatë ende nuk e kanë vendosur.

“Propozimin e mora dhe dasma duhet menduar patjetër. Do të jetë vitin tjetër. Ndoshta në Romë. Do të ketë ndërthurje të tradicionales dhe modernes”, tha modelja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH