Showbiz

Chuck Norris në zi, aktori humb njeriun e shtrenjtë

Shkruar nga Liberale
Chuck Norris në zi, aktori humb njeriun e shtrenjtë

Aktori i famshëm Chuck Norris ndau një lajm të trishtuar me ndjekësit e tij.

Ai zbuloi se nëna e tij, Wilma, ndërroi jetë në moshën 103-vjeçare.

Në një postim emocionues në Instagram, Norris e përshkroi nënën e tij si një “grua me besim të palëkundur” dhe një “fener drite” në jetën e tij dhe të familjes.

Aktori theksoi se dashuria e saj ishte një pasqyrim i hirit të Zotit dhe se qeshura dhe përqafimet e saj mbushnin shtëpinë me gëzim dhe siguri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH