Showbiz

Chiara Ferragni dhe Fedez zyrtarisht të divorcuar/ Ja çfarë u vendos për fëmijët

Shkruar nga Liberale

Chiara Ferragni dhe Fedez zyrtarisht të divorcuar/ Ja çfarë u

Martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez duket se ka marrë fund pas gjashtë vitesh dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.

Sipas thashethemeve të fundit për ish-çiftin, të dy kanë arritur një marrëveshje konsensuale ndarjeje.

Sipas tyre, Chiara Ferragni ka vendosur të merrej tërësisht me mirëmbajtjen e fëmijëve të saj, Leone dhe Vittoria, duke refuzuar çdo kontribut financiar nga ish-bashkëshorti. Fedez, nga ana e tij, do të kishte pranuar të mbulonte shpenzimet e shkollës, shëndetit dhe sportit të fëmijëve.

Avokatët përkatës (Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci për Fedez, dhe Daniela Missaglia për Chiara Ferragni) kanë njoftuar se, pas negociatave të gjata, çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes dhe divorcit të njëkohshëm , e cila do të depozitohet së shpejti në Gjykatën e Milanos.

Më pas gjyqtarët do të vendosin për divorcin përfundimtar brenda gjashtë muajve, duke mbyllur kështu kapitullin e një prej çifteve më të dashur dhe më të diskutuar të viteve të fundit.

Në shënimin e lëshuar nga avokatët shkruhej: “Leone dhe Vittoria do të qëndrojnë me mamin dhe babin për afërsisht të njëjtat periudha, gjatë të cilave secili prind do të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre”.

Si reperi ashtu edhe influencerja duket se synojnë ta menaxhojnë përfundimin e martesës së tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur betejat e zgjatura ligjore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH