Showbiz

Besi mesazh për Xhensilën pas ndarjes? Çfarë ndërtuam bashkë e shkatërrove

Shkruar nga Liberale

Besi mesazh për Xhensilën pas ndarjes? Çfarë ndërtuam

Divorci mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë një nga temat më të përfolura në shtypin rozë. Së fundmi, Besi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Përmes një postimi në Instagram ai thekson se ky tekst është “tekst shpirti” gjë që duket se nënkupton se mund të jetë një mesazh për ish-partneren e tij.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin-a do bësh viktimën…”, thuhet mes të tjerash në vargjet e këngës.

Para disa kohësh ka qenë vetë Besi ai që konfirmoi ndarjen nga këngëtarja gjatë spektaklit Ferma Vip, ku tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten dhe ai i takon rrallë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH