Aktori i humorit, Bes Kallaku ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme ndarjen nga bashkëshortja Xhensila Myrtezaji, me të cilën ka dy fëmijë, vajzën, Ajka dhe djalin, Amen.
Ai rrëfeu i prekur se fëmijët e tyre qëndrojnë me ish-bashkëshorten dhe se takimet me vajzën janë më të shpeshta, por djalin e sheh pak më rrallë.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten“, tha ai në një bashkëbisedim me banorët e "Ferma Vip".
Ndërkohë, pak minuta më parë këngëtarja ka publikuar një video, ku shfaqet duke u ushtruar në palestër, e duke e shoqëruar me këngën “Survivor” (i mbijetuar), duke nënkuptuar se po përpiqet të kalojë me qetësi dhe sportivitet këto ditë të vështira për të.
View this post on Instagram